Komandati i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe 

Komandati i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe 

Komandati i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, sot është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se aty diskutua për disa çështje, përfshirë edhe zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

” Ata diskutuan për implikimet e sigurisë nga rezultateve pozitive të takimit të Ohrit më 18 mars, si dhe biseduan për bashkëpunimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Në Ohër, Kosova dhe Serbia ranë dakord për aneks-marrëveshjen e propozuar nga Bashkim Evropian për dialogun, por që nënshkrime nuk pati pasi refuzoi pala serbe.

Postimi i plotë:

Related Articles