Kombëtarja e Serbisë ka mbërritur sot në Aeroportin e Rinasit rreth orës 13:00 nën masa të rrepta sigurie, në prag të ndeshjes së vlefshme për Kualifikueset e Kupës së Botës 2026 kundër Shqipërisë.
Më pas futbollistët u transportuan me autobus në një hotel në qendër të Tiranës, ku do të akomodohen përpara përballjes në stadiumin Air Albania më 7 qershor.
Ndeshja zhvillohet nesër nga ora 20:45.