Pak orë para miqësores me Izraelin, Federata e Futbollit të Maltës njoftoi shkarkimin e trajnerit të kombëtares, Davis Mangia.
Në njoftimin e saj, federata i referohet një vendimi të marrë pas një raportimi që ka marrë në lidhje me shkeljen e pretenduar të politikës së saj, pa sqarime të mëtejshme.
Megjithatë, mediat vendase zbuluan se trajneri italian akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një futbollist të skuadrës, të cilit dyshohet se i ka premtuar edhe gjëra të ndryshme, madje edhe të drejtën për të ftuar disa lojtarë në ekip.
Mangia nuk ka vërë asnjë koment dhe siç raportojnë nga Federata është deklaruar i disponueshëm për zbardhjen e plotë të rastit, por nuk është hera e parë që trajneri 48-vjeçar përfshihet në një histori të tillë.