Kombëtarja e Kosovës, së fundmi ka bërë një përparim historik sa i përket rënditjes së FIFA-s.
Në ranglistën e re të publikuar sot, “Dardanët” kanë përparuar për dy pozita.
Ekipi i udhëhequr nga Franco Foda, kalon nga vendi i 101-të për të hyrë për herë të parë në Top 100-she, respektivisht duke e zënë vendin e 99-të me 1219.82 pikë. /Gazeta Enigma