Maroku mbrëmë fitoi ndaj Spanjës pas ekzekutimit të penalltive, me ç’rast kaloi në çerekfinale të Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar.
Kombëtarja e Marokut fitoi në penallti me rezultatin 3:0, për të kaluar tutje, teksa rezultati pas 120 minutave lojë ishte 0-0.
Komentimi i penalltive në gjuhën arabe është diçka që s’duhet humbur, teksa komentatori jep emocione të mëdha dhe lëshoi disa perla në drejtim të spanjollëve si: “Selam, bye-bye, bella ciao”.
Më poshtë keni momentin kur Hakimi shënon penalltinë vendimtare dhe komentatori arab “shpërthen” në gëzim.