Gazetari Berat Buzhala ka folur në lidhje me Ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se “që nesër mund të procedohet me votim të fshehtë, dhe kryhet kjo punë”.
Buzhala u shpreh se gjendja e Muratit po i duket “për shqetësim kohëve të fundit”.
“Gjendja e tij po më duket për shqetësim kohëve të fundit, para së gjithash është Ministër i Financave, nuk është as i Drejtësisë, me u çu i pari”.
“Interpretimi i tij ishte sikur kur e shkruan ndonjë status të gjatë në Facebook dhe dikush pas pesë sekondash të komenton diçka, ti e din se ai për ta lexuar i duhen pesë minuta se nuk lexohet”, u shpreh ai.