Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka reaguar pas lajmit tronditës për gjetjen e një foshnje të porsalindur të pajetë pranë një deponie në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
KOMF përmes një postimi në Facebook ka kërkuar hetim të plotë, të shpejtë dhe transparent nga organet e rendit për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Tutje ata kanë kërkuar edhe identifikimin e përgjegjësve dhe marrjen e dënimeve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Ndihma është e qasshme, mund të lajmëroheni në Qendrën për Punë Sociale në komunën që jetoni për të marrë shërbimet dhe mbështetjen e nevojshme”, thuhet në postim. /Gazeta Enigma/