Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Kos shprehu dëshirën për të vijuar bashkëpunimin me qeverinë shqiptare në kuadër të reformave për integrimin evropian të vendit.
“Urime Edi Rama. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të mirë në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE. Momenti për zgjerimin e Bashkimit Evropian është real, le ta shfrytëzojmë së bashku!”, shkroi komisionarja Kos në X.
Ndërkohë, dje, Kos kritikoi Serbinë se nuk ka arritur asnjë nga reformat e premtuara gjatë këtij viti, duke thënë se e pret një rrugë e vështirë për në BE.