Në qytetin rumun, Siret të hënën, komisionerja e BE-së për punët e brendshme, Ylva Johansson, vizitoi një pikë kufitare ku mijëra refugjatë po hyjnë nga Ukraina fqinje teksa ikin nga konflikti me Rusinë.
Johansson, e cila vizitoi disa nga stacionet humanitare në kufi, përgëzoi bashkëpunimin “zemërdashës” midis vullnetarëve dhe autoriteteve dhe tha se BE-ja është e bashkuar “në një mënyrë që nuk e kemi parë kurrë më parë”, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
“Unë jam këtu sot sepse doja të vizitoja dhe të shihja me sytë e mi, të bisedoja drejtpërdrejt me autoritetet lokale, qytetarët lokalë, emigrantët për situatën dhe sfidat,” tha Johansson për mediat në kufi.
Johansson do të takohet më vonë të hënën me presidentin rumun Klaus Iohannis dhe kryeministrin Nicolae Ciuca, ka thënë se Evropa “po tregon se ne bazohemi në vlera të tjera përveç Putinit”.