Komisionerja kapet nga kamerat duke thurur çorape në Parlament teksa flet Von der Leyen

Komisionerja kapet nga kamerat duke thurur çorape në Parlament teksa flet Von der Leyen

Një sjellje tepër e pazakontë brenda Parlamentit Evropian është regjistruar nga kamerat, pikërisht në momentin kur kryetarja e Komisionit, Ursula von der Leyen po mbante një fjalim.

Zakonisht pritet që të gjithë përfaqësuesit e organizmit evropian ta ndjekin me interes atë që von der Leyen deklaron.

Mirëpo gjërat rrodhën disi ndryshe dhe diferencën e bëri komisionerja Ylva Johansson e cila brenda pak minutash arriti t’i vjedhë vëmendjen presidentes së Komisionit dhe të bëhet virale.

Ndërkohë që kryetarja e Komisionit dhe drejtuesja e debatit në Parlamentin Europian po fliste, komisionerja e Punëve të Brendshme të BE-së, Ylva Johansson, është “kapur” nga kamera duke thurur çorape rozë.

Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë që komisionerja europiane paraqitet në një takim duke thurur. Në vitin 2021, fotografët e kishin “kapur” atë në një seancë tjetër duke thurur çorape leshi blu.

Ylva Johansson është deklaruar një adhuruese e madhe e thurjes dhe ka treguar çorapet që thur zakonisht për kolegët e saj në Parlamentin Europian.

Related Articles