Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, nuk ka votuar listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim.
Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar Hajdat Beqa ka thënë se janë dakorduar që ti heqin nga lista personat të cilat i janë nënshtruar proces gjyqësor.
“Ne kemi marr vendim mbledhjen e kaluar ti thërrasim bartësit e institucioneve që kanë të bëjnë me udhëheqjen e shtetit e që kanë të bëjnë me energjinë.
Kemi një listë të propozuar, listën e keni para vetes”. Kem pas sit një volum të madh të emrrave që janë qenë diku 700 emra, kjo nuk e përjashton mundësinë që edhe fjalë rrugës të rritet ndonjë emër i ri pasi ti marrim materialet ti lexohen e ti analizojmë. Duhet ta kemi të qartë se përveç ZRE te bordet tjera ndoshta s’ka nevojë me i thirr krejt bordet. .. duke u bazuar në kërkesën për hetim parlamentar, kjo listë nëse përsëriten emrat normal që s’kemi me i thirr dy herë. Dy emra nuk janë përfshirë, Martin Berishaj edhe Mimoza Kusari Lila. Rrezarta Krasniqi kisha lyp me mbet në listë të veçantë këta dy drejtorët edhe ambasadori Berishaj, të mërkurën të shtohen emrat. E kam propozu të largohen 5 emra për shkak të pamundësisë ai tha se nëse ka me pas emra të tjera do të intervistohen nëse janë relevant”, tha Beqa.
Ndërsa anëtari i këtij komisioni, Armend Muja theksoi se vendim i këtij komisioni ka qenë që të gjithë bartësit të jenë më listën e dëshmitarëve.
“Përgjithësisht ka qenë vendim i këtij komisioni që të gjithë bartësit të jenë më listën e dëshmitarëve. Kështu kemi vendos në takimin e fundit. Në këtë fazë unë nuk isha detajuar në emra. Ne kur të jemi gatshëm me votu listën ashtu siç jemi marr vesh në mbledhjen e kaluar… pastaj a janë relevantë sa janë ne mund të vendosim rrugës. Për çdo tematikë dhe është e arsyetuar ne jemi të gatshëm të mbështesim, s’jemi të gatshëm me pas persona jorelevant për ta hup vëmendjen këtij komisioni. Ne kemi emra të therë që do ti propozojmë javën e ardhshme ne sot e votojmë listën ashtu siç jemi dakordu në mbledhjen e kaluar”.
E Deputetja e LDK-së, Rrezarta a Krasniqi propozoi që kësaj liste ti shtohen edhe drejtorët e KEK-ut, Adil Jonuzi dhe Fadil Sejdiu dhe Martin Berishaj.
“Kësaj liste te drejtorët e KEK-ut kish qenë mirë ti shtohen edhe Adil Jonuzi, drejtor i minierave gjithashtu edhe Fadil Sejdiu drejtor i burimeve njerëzore në KEK. Gjithashtu në këtë listë kish dashtë me qenë edhe Martin Berishaj, unë nuk e pashë, kemi diskutu me qenë”.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se prej 300 dëshmitarëve, po dalin te jene vetëm 275.
“Nuk kam kundërshtim për listën por kisha insistu në atë qe e kanë quajt prioritet të intervistimit. E kam thanë arë ditë që janë 300 dëshmitar, e këtu janë 275. Po pajtohem edhe me z. Muja gradualisht me ecjen në intervistim mund të eleminojmë njerëz. Emrat që i përmendu Rrezarta kanë dalë në takimin e fundit. Martin Berishaj është propozuar në takimin e fundit, edhe plus dy emrat shtesë. Ai emër është dashtë të jetë në këtë listë sot sipas takimit të fundit. Mendoj që ndoshta nuk është e arsyeshme të shtyhet. Nëse keni arsye të veçantë ose i votojnë të përveçëm jashtë kësaj liste por Martin Berishaj ka qenë i propozuar në takimin e fundit. Tash e pamë që po mungon. Të jemi korrekt, se pak shqiptarët e kanë zanat kam thanë.. a patëm të drejtë a s’patëm të drejtë. Jy kam thanë në takimin r kaluar, ky komision e ka detyrën me nxjerr të vërtetën mbi dyshimin për keqpërdorimet në sektorin e energjisë”.
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj tha se është në rregull dhe e përkrah listën“Besoj që lista është hartuar ashtu siç jemi dakorduar. Po shoh që ka përsëritje të emrave, po nëse është përsërit emri, ne mundemi me thirr një herë dhe le të raportoj për periudhat kur ka shërby”.Rashit Qalaja deputet i PDK-së theksoi se secili perosn që ka qenë pjesë e këtyre hetimeve duhet të hetohet.
“Mendoj se jemi duke hup kot. Ne jemi këtu me hetu prej vitit 2006. Secilin njeri që ka qenë pjesë e këtyre proceseve duhet me u hetu”.
Sipas deputeti të VV-së Arbër RexhaJ, janë dy komisione parlamentare, pozitë dhe opozitë dhe komisioni tjetër i cili ka mandat tre mujor ka marr për bazë dhe deputeti Martin Berishaj.
“Janë dy komisione parlamentare, pozitë dhe opozitë dhe komisioni tjetër i cili ka mandat tre mujor ka marr për bazë dhe deputetët Martin Berishaj. Martin Berishaj di të shkoj në atë komision me cilësinë që ju po e kërkoni. Me njëfarë mënyre ju po kërkoni përralla. Është komision që e keni kërku ju, dhe ku do të intervistohet për të gjitha çështjet. Tash, meqenëse jemi dakordu na lejoni këtu që të nxjerrim pikëpyetje ti ofrojmë qytetarëve një komision transparent që në fund nxjerr diçka. Këtu jemi marr vesh për bartësit e institucioneve, përpos asaj ne e kemi pru njëfarë liste. E kemi pas një dakordancë që me i votu këta. Nëse rrugës ngritën tema të caktume ne nuk jemi të mbyllur. Mund të thërrasim a b e deri në zh”. Ta nisim këtë na vijnë materialet dhe gjatë rrugëtimit duke i pa materialet e duke thirr njerëz. Ta bëjmë njëfarë bashkëpunimi ti votojmë këtu. E të mos krijojnë skena se boll e kanë ata atje se për qeto e keni kriju atë komision”.