Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me shumicë votash nuk ka miratuar raportin e shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën tetor-dhjetor 2021, ku anëtarët e këtij komisioni nga radhët e VV-së votuan kundër, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Në lidhje me raportin e transmetuesit publik për periudhën tetor-dhjetor 2021 në mbledhjen paraprake të Komisionit gjatë shqyrtimit ka pasur vërejtje dhe kritika nga anëtarët e Komisionit nga radhët e partisë në pushtet dhe nga Bordi i ri i RTK-së.
Ky Komision ka shtyrë për një mbledhje tjetër Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
“Theksoj se ajo sa e kom pa unë se komisioni për buxhet duhet të diskutoj analizën shqyrtoj dhe propozoi shqyrtimet në rreth benifiteve të deputetëve. Nuk është që e kemi marr me shkrim mirëpo të paktën atë që e kam pa dhe që ka qarkulluar është që komisioni për buxhet në bazë të ligjit për të drejtat dhe përgjegjësit e deputetit neni 18 dhe 25 i takoj që të jep mendimin e vet për këtë çështje”, ka thënë Muja. /Gazeta Enigma/