Gjendja epidemiologjike me COVID-19 pritet që ditëve të ardhshme të analizohet nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe më pas të vendoset nëse do të ketë masa të reja gjatë festave të Pashkëve.
Masat e tanishme aktuale për orë policore dhe kufizimet tjera vlejnë deri më 27 prill.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, edhe pse gjendja me coronavirusin po stabilizohet, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm maksimalisht.
“Qytetarët maksimalisht duhet t’i respektojnë masat që janë në fuqi, posaçërisht duhet të jenë të kudjesshëm gjatë festave fetare, të cilat paraqesin rrezik të madh epidemiologjik”, tha Filipçe.