Një person, nën rrethana ende të pasqaruara, ka shtënë sot me armë zjarri në drejtim të shkollës “Xheladin Gashi” në Komoran të Drenasit.
Sipas dëshmitarëve, rasti ka ndodhur rreth orës 15.00 dhe personi ka shtënë me armë nga automjeti i tij derisa ishte në lëvizje.
Edhe pse në ato momente kishte nxënës në shkollë, fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.