Kompania e taksive vidhte rrymë për veturat e saj në Prishtinë, reagon KEDS-i

Kompania e taksive vidhte rrymë për veturat e saj në Prishtinë, reagon KEDS-i

Një kompani e taksive në Prishtinë dyshohet se ka vjedhur rrymën për të mbushur veturat e saj në Prishtinë, me KEDS-in që thotë se vjedhja kap vlerën e rreth 40 mijë eurove.

“KEDS ka zbuluar një kompani taksish në Prishtinë që ka keqpërdorur energjinë elektrike për mbushjen e veturave të saj elektrike. Ekipet e kontrollit të KEDS-it e kanë kapur në flagrancë pronarin e kompanisë gjatë këtij veprimi të jashtëligjshëm.  Dëmi financiar që i është shkaktuar KEDS-it është i madh, duke u përllogaritur në 40,568.26 euro”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Kompania për Distribuim me Energji Elektrike tha SE kompania e taksive obligohet që ta rikthejë menjëherë shumën si pjesë e rikthimit të humbjeve. /Gazeta Enigma

Related Articles