Kompanitë kineze të dronëve në shënjestër nga SHBA për pjesëmarrjen në luftën e Rusisë

Kompanitë kineze të dronëve në shënjestër nga SHBA për pjesëmarrjen në luftën e Rusisë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dy kompanive kineze, Xiamen Limbach Aircraft Engine Company dhe Redlepus Vector Industry Shenzhen, si dhe një kompanie ruse, TSK Vektor, për lidhjet e tyre me prodhimin dhe dërgimin e dronëve që Rusia përdor në luftën ndaj Ukrainës.

Xiamen Limbach prodhon motorët për dronët Garpiya, ndërsa Redlepus Vector është e angazhuar në dërgimin e këtyre dronëve sulmues, shkruan Gazeta Enigma.

Sanksionet gjithashtu godasin Artem Yamshchikov, drejtorin e TSK Vektor, që shërben si ndërmjetës.

Këto janë sanksionet e para që SHBA-ja vendos ndaj entiteteve kineze për prodhimin e armëve në bashkëpunim me Rusinë.

Departamenti i Thesarit theksoi se Rusia po bëhet gjithnjë e më e varur nga teknologjitë e huaja për të mbështetur programin e saj të armëve.

Sanksionet përfshijnë gjithashtu ngrirjen e aseteve të individëve dhe kompanive në juridiksionin amerikan./GazetaEnigma/

Related Articles