Ndonëse Ministria e Shëndetësisë e Kosovës mori vendim për ndalimin e punës në sektorin e ndërtimtarisë nga ora 11:00 deri 17:00, shumë kompani nuk janë duke e respektuar.
Radio Evropa e Lirë gjatë javës ka fotografuar punëtorë në vendpunishte të ndryshme duke punuar në pikë të zhegut.
Fotografitë janë shkrepur nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës.
Vendimi i MSH-së, që është ende në fuqi, thotë se “nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orareve 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Kosovës”.
Ministria e Shëndetësisë thotë se është vërejtur përmirësim në respektimin e vendimit.
“Ditën e parë pas marrjes së vendimit janë shqiptuar mbi 25 gjoba, por është vërejtur përmirësim i dukshëm në respektimin e tij gjatë ditëve në vijim, pasi të gjitha kategoritë janë më të informuara rreth vendimit”, tha MSH-ja në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.