Pas njoftimit të IKSHPK-së së në ujësjellsin që rrjedh nga rezervari në Drenoc janë gjetur bakterie, Komuna e Deçanit u ka bërë apel fshatrave që furnizohen nga ky rezervar që të mos e përdorin ujin.
Përmes njoftimit thuhet se, Komuna e Deçanit do t’i furnizojë me ujë të ambalazhuar fshatrat: Prilep, Rastavicë, Baballoq, Gramaqel, Dubravë, Shaptej, Jasiq i ri, Gllogjan, Ratish i Ulët, Irzniq dhe Prokolluk.
Po ashtu bëhet e ditur se vendbanimet e tjera të Komunës së Deçanit që furnizohen nga burimet tjera të ujësjellësit mund ta përdorin ujin e pijes.
Kujtojmë se që nga e diela rreth 2 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor në Deçan, pasi dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.