Komuna e Deçanit ndanë 5 mijë euro për të paguar terapinë e të helmuarve

Komuna e Deçanit ndanë 5 mijë euro për të paguar terapinë e të helmuarve

Komuna e Deçanit ka ndarë 5 mijë euro për personat që janë helmuar së fundmi, raporton Gazeta “Enigma”.

Këto 5 mijë euro do të dedikohen për nevojat e terapisë së tyrë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Ai ka thënë se me propozimin e tij sot kanë mbajtur takim emergjent me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Shkrimi i tij i plotë:

Me propozimin tim, sot kemi mbajtur takim emergjent me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, të cilët unanimisht votuan për  ndarjen e shumës në vlerë prej 5000€, të cilat do të dedikohen për nevojat e terapisë së qytetarëve të cilët po përballen me epideminë e shfaqur ditëve të fundit në komunën e Deçanit!

Related Articles