Komuna e Deçanit po hetohet nga Prokuroria Themelore e Pejës për mos zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të vitit 2016.
Në aktgjykimin e Kushtetueses Manastirit të Deçanit i njihet pronësia për 24 hektarë tokë që iu dhanë atij nga qeveria serbe në vitin 1997.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i kontaktuar nga Klan Kosova nuk ka dashur të komentojë këtë gjë, por disa nga qytetarët që i intervistoi televizioni i dhanë të drejtë komunës.
Derisa në Institutin Kosovar për Drejtësi, mendojnë që Kodi Penal i Kosovës nuk sanksionon moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.