Komuna e Dragashit është deklaruar pas ndryshimit të normave tatimore në pronë.
Kjo komunë thotë se e ka vendosur e ka caktuar normën më të ulët të pronës, por në komunikatë shtohet se ”Ministria e Financave e bën përcaktimin e vlerës së pronës“.
”Komuna e Dragashit e ka caktuar përqindjen më të ulët të tatimit në pronë, ndërsa përcaktimin e vlerës së pronave e bën Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Andaj, ne i konsiderojmë të papranueshme përpjekjet për t’i kaluar tek komunat përgjegjësitë për ngarkesën e qytetarëve me norma të larta tatimore“, thuhet ndër tjerash në njoftim.
“Ne besojmë se qëllimi kryesor i institucioneve publike duhet të jetë puna në drejtim të lehtësimit të jetës dhe mirëqenies ekonomike të qytetarëve tanë, dhe se bashkëpunimi i vazhdueshëm i institucioneve qendrore me nivelin lokal është rruga e vetme për arritjen e këtij qëllimi“, vazhdon komunikata.
Së fundmi, shumë qytetarë kanë pranuar fatura më të larta të tatimit në pronë.
Ministria e Financave dhe komunat ia kanë bartur përgjegjësinë njëra tjetrës.
Por komunat shtojnë se është përgjegjësi e Ministrisë së Financave që ta bëjë vlerësimin e pronave.