Komuna e Gjilanit blen toka nga AKP-ja, Hyseni: Borxhi publik është më i ulët se kurrë më parë

Komuna e Gjilanit blen toka nga AKP-ja, Hyseni: Borxhi publik është më i ulët se kurrë më parë

Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit ka bërë të ditur se dy kërkesat e Komunës së Gjilanit për shpronësimin e parcelave, janë miratuar nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 238 të saj.

Me këtë siç thuhet në komunikatë, Komuna e Gjilanit për herë të parë, blen toka nga Agjencia e Privatizimit të Kosovës.

Kryetari i Gjilanit,  Alban Hyseni tha se Qeveria e Kosovës, me kërkesë të Komunës së Gjilanit ka miratuar unanimisht shpronësimin e dy parcelave.

“Për herë të parë, komuna blen toka nga AKP-ja. Pronat komunale po shtohen, ndërsa borxhi publik është më i ulët se kurrë më parë”, tha Hyseni.

Related Articles