Komuna e Gjilanit del me sqarim për dëmtimet në rrugën Gjilan – Ferizaj

Komuna e Gjilanit del me sqarim për dëmtimet në rrugën Gjilan – Ferizaj

Pas disa reagimeve nga qytetarët dhe raporteve në media për dëmtimet në rrugën e sapoasfaltuar në magjistralen Gjilan – Ferizaj, Komuna e Gjilanit ka dalë me një sqarim për opinionin publik, shkruan Gazeta Enigma.

Në një njoftim zyrtar, Komuna e Gjilanit ka theksuar se projekti për ndërtimin e kësaj rruge është në kompetencë të Qeverisë Qendrore.

Kontrata për ndërtimin e rrugës, siç është theksuar, është lidhur nga institucionet qendrore para mandatit të aktual qeverie, ndërsa financimi i projektit është siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Komuna e Gjilanit ka sqaruar gjithashtu se nuk është palë në këtë kontratë dhe as në mbikëqyrjen e punimeve, duke shtuar se çdo ndërhyrje e saj në këtë proces është jashtë fushëveprimit ligjor dhe institucional.

Megjithatë, autoritetet lokale kanë shprehur shqetësimin për gjendjen e rrugës dhe kanë inkurajuar institucionet përgjegjëse që të trajtojnë me seriozitet çdo mangësi të evidentuar në këtë projekt.

Ky sqarim vjen pas shqetësimeve të qytetarëve të cilët kanë ngritur alarmin për dëmtimet e para të rrugës, pas përfundimit të asfaltimit./GazetaEnigma/

Postimi:

Related Articles