Komuna e Gjilanit ndalon përdorimin e fishekzjarrëve

Komuna e Gjilanit ndalon përdorimin e fishekzjarrëve

Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se ka vendosur të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike (fishkezjarreve), shkruan Gazeta Enigma.

Komuna vendimin e ka bazuar në nenin 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 78 të Statutit të Komunës së Gjilanit, kryetari, nxjerrë këtë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike (fishekzjarrëve).

“Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike fishekzjarrëve në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe. Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2025 deri më 03 janar 2026, përjashtuar nga kjo ndalesë periudhën kohore nga ora 23:30 të dat֝ës 31.12.2025 deri në orën 00:30 të datës 01.01.2026”.

“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, thuhet në urdhëresën e kryetarit Alban Hyseni.

Për zbatimin e saj, kujdeset Drejtoria e Inspeksionit dhe policia.

Related Articles