Komuna e Gjilanit ndalon përdorimin e fishekzjarrëve në vende publike

Komuna e Gjilanit ndalon përdorimin e fishekzjarrëve në vende publike

Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike, raporton Enigma.

Urdhëresa e nxjerrë ndalon përdorimin e produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe, për periudhën nga 20 dhjetori 2024 deri më 3 janar 2025.

Sipas urdhëresës, personat që shkelin këtë ndalim do të gjobiten me një shumë prej 100 euro.

Zbatimi i kësaj urdhërese do të mbikëqyret nga Drejtoria e Inspeksionit dhe Policia e Komunës.

Njoftimi i plotë:

Related Articles