Komuna e Gjilanit pagoi një shtyllë sinjalizuese 10 mijë e 250 euro e cila në treg kushton 800 euro

Komuna e Gjilanit pagoi një shtyllë sinjalizuese 10 mijë e 250 euro e cila në treg kushton 800 euro

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka publikuar një fotografi ku shihet se një shtyllë u pagua mbi 10 mijë euro derisa sipas tij vlera ishte rreth 1mijë euro.

I pari i Gjilanit thotë se kjo është një nga arsyet pse komuna ka akumuluar borxhe të mëdha në vitet e kaluara.

“Janë edhe kontratat shumë herë më të shtrenjta të paguara në krahasim me çmimet reale në treg”, shkruan Hyseni në Facebook.

Sipas tij rasti në fjalë tregon se si një shtyllë sinjalizuese është paguar nga komuna deri në 10 herë më shtrenjtë se çmimi i tregut.

“Përtej konstatimit, sigurojmë qytetarët tanë se keqmenaxhime të tilla nuk kanë ndodhur e nuk do të ndodhin në asnjë lloj forme gjatë qeverisjes tonë. Trasparenca, informimi i qytetarëve është tejet i rëndësishme për ne, si për punët aktuale, ashtu edhe për abuzimet e kaluara”, shkruan tutje ai./Gazeta Enigma/

Related Articles