Komuna e Gjilanit përfiton dhe ofron Wifi publik falas

Komuna e Gjilanit përfiton dhe ofron Wifi publik falas

Qyteti i Gjilanit ka përfituar nga iniciativa Wifi4WB, e cila financohet nga BE dhe Qeveria Gjermane, përmes projektit EU4Digital, duke i mundësuar Wi-Fi falas në tërë komunën, shkruan Gazeta “Enigma”

“Komuna e Gjilanit, është përzgjedhur në mesin e komunave në Ballkanin Perëndimor si përfituese e iniciativës WiFi4WB, e cila financohet bashkërisht nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, përmes projektit EU4Digital”, thuhet në njoftim.

“Ky projekt siguron rrjet publik hotspot WiFi falas në territorin e komunës tonë dhe tashmë është përzgjedhur operatori i internetit për zbatimin e kësaj iniciative, Vala Telekomi i Kosovës”, përfundon njoftimi i kësaj komune.

Related Articles