Në nder të ditës së Çlirimit të komunës së Malishevës dhe të dëshmorëve të kësaj komune, po organizohet turniri tashmë tradicional “Ibrahim Mazreku; TORNADO”.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Malishevës në bashkëpunim më Klubin e Futsallit “Malisheva” ka organizuar turnirin tradicional për nderë të 16 Qershorit.
Ky turnir do mbahet te “Fusha e Jonë” në fshatin Lubizhdë, i cili do të zhvillohet nga data 05.06.2023.
“Turniri tradicional “ Ibrahim Mazreku- TORNADO” i cili do të zhvillohet nga data 05.06.2023 në Malishevë, është turniri tradicional i futbollit të vogël më i madh që organizohet në Kosovë, pjesmarrës të ekipeve ka nga të gjitha trojet shqipëtare, në nderim të heroit të kombit nga Malisheva “ Ibrahim Mazreku – TORNADO”. Dëshmoret meritojnë të nderohen edhe në aktivitetet sportive, andaj secila pjesmarrje është vlerë e shtuar e këtij turniri”, thuhet në njoftim.