Komuna e Obiliqit fiton betejën ligjore në Apel kundër ZRrE-së (FOTO)

Komuna e Obiliqit fiton betejën ligjore në Apel kundër ZRrE-së (FOTO)

Gjykata e Apelit e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Komunës së Obiliqi, të bërë më 12 prill ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë anulohet dhe çështja i kthehet të njëjtës gjykatës në rigjykim dhe rivendosje.

Aktvendimi i cili është marrë më 13 maj.

Sipas arsyetimit, Komuna e Obiliqit ka kërkuar që të shtyhet ekzekutimi i vendimit të ZRRE-së në Prishtinë, i datës 8 shkurt të këtij viti, deri në përfundim të procedurës gjyqësore sipas padisë së ushtruar në Gjykatë, lidhur me këtë çështje, si e pabazuar.

Kundër këtij aktvendimi, ka ushtruar ankesë i autorizuari i paditësit , duke e kontestuar ligjshmërinë e të njëjtit, për shkak të aplikimit të gabuar të së drejtës materiale, me propozim që të aprovohet në tërësi si faktikisht dhe juridikisht e themeltë ankesa e e Komunës së Obiliqit.

Gjykata ka vërejtur se në rastin konkret, paditësi me propozim ka kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit kontestues të paditurës ZRRE, të 8 shkurtit 2022, me të cilën ka vendosur që të “aprovohen tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët me të drejtë të furnizimit me Shërbim Universal, që do të mblidhen nga 8 shkurti deri në shqyrtimin e ardhshëm tarifor”.

Gjykata e shkallës së parë me aktvendimin e ankimuar, e ka refuzuar kërkesën e paditësit-propozuesit për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit kontestues të 8 shkurtit, me arsyetimin se paditësi nga procat të cilat gjenden, nuk e ka bërë të besueshme me asnjë provë pretendimin e tij.

Related Articles