Komuna e Obiliqit ka nxjerrë një urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nxori urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.
“Ndalimi i përdorimit të mjeteve piroteknike bëhet me qëllim të sigurisë së qytetarëve, mbrojtjes së cilësisë së ajrit dhe mjedisit, si dhe për mbrojtjen e shëndetit të popullatës”, thuhet në njoftimin e bërë nga komuna e Obiliqit.
Gjithashtu, edhe sot gjatë ditës, Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se ata që hedhin mjete piroteknike para datës 26 dhjetor do të gjobiten.
Gjobat siç njoftoi MPB janë nga 200 deri në 500 euro.