Në mbështetje të zhvillimit rural në kryeqytet Drejtoria e Bujqësisë po mbështet fermerët me pagesa direkte për mbjellje dhe kultivim të grurit.
Nga Komuna e Prishtinës njoftojnë se si asnjëherë më parë nevoja për ta rritur sasinë e grurit është shumë e madhe, andaj mbështetja për fermerët është e domosdoshme.
“Sot, kemi hapur thirrjen për aplikim për subvencionimin e mbjelljes së grurit me sipërfaqe prej 0.50 ha deri në 2.00 ha”, njoftojnë nga Komuna e Prishtinës.
Sipas tyre aplikimi është i hapur deri më 17 tetor 2022.