Komuna e Prishtinës i jep tender 200 mijë euro kompanisë ‘Sunny Hill’ me negocim

Komuna e Prishtinës i jep tender 200 mijë euro kompanisë ‘Sunny Hill’ me negocim

Komuna e Prishtinës ka ndarë 200 mijë euro për organizimin e Sunny Hill Festivalit.

Kontrata me titull “Organizimi i festivalit Sunny Hill” është dhënë nga Komuna e Prishtinës përmes procedurës së negociuar, pa publikim të njoftimit të kontratës.

Sipas dokumenteve, vlera e kontratës arrin 200 mijë euro, ndërsa marrëveshja është lidhur me kompaninë “The Sunny Hill” SH.P.K., e cila është në pronësi të Dukagjin Lipës.

Sipas të dhënave nga ARBK, kjo kompani ofron aktivitete mbështetëse për shfaqje artistike. Megjithatë, fakti që kontrata është dhënë me procedurë të negociuar ka ngjallur vëmendje, pasi në Kosovë ka edhe kompani të tjera që ofrojnë shërbime të ngjashme.

Ndërkohë, Sunny Hill Festival do të mbahet nga 1 deri më 3 gusht 2025, në Sunny Hill Festival Park, në fshatin Bërnicë e Poshtme, afër Prishtinës.

Related Articles