Komuna e Prishtinës e ka quajtur “alarm të panevojshëm” njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ujin e pishinës së Gërmisë.
Në komunikatën e Komunës thuhet se rezultatet përfundimtare të mostrave, ashtu siç ka thënë edhe IKSHPK, do të publikohen më 25 korrik. Andaj, sipas Komunës, deklaratat e para kësaj date rrezikojnë të dezinformojnë.
“Kryeqyteti njofton opinionin publik se Ndërmarrja Publike Lokale ‘Sportmarketing’, me vetiniciativë, ka inicuar nënshkrimin e një marrëveshjeje me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), me qëllim të marrjes dhe analizimit të mostrave të ujit, si dhe monitorimit javor të cilësisë së tij në Pishinën e Gërmisë”, thuhet në komunikatë.
Komuna ka bërë apel për përgjegjësi në komunikimet publike.