Komuna e Prishtinës krijon aplikacion për përmirësimin e infrastrukturës

Komuna e Prishtinës krijon aplikacion për përmirësimin e infrastrukturës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se komuna ka krijuar një aplikacion të ri për përmirësimin e infrastrukturës së Prishtinës, përmes fjalëve të qytetarëve.

“Fjala juaj ka fuqi të madhe në kryeqytet, dhe këtë më së miri mund ta ndani përmes aplikacionit të ri të cilin e kemi krijuar për të përmirësuar përmes juve infrastrukturën e Prishtinës”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Ramës, ky inovacion do të bëjë ndryshime themelore në jetën komunale.

E përmes këtij aplikacioni mund të raportohet çdo problem në rrugë, ndriçim, dëmtim të hapësirës publike dhe për çështje të tjera, ka lajmëruar Rama.

Related Articles