Komuna e Prishtinës: Në vikend transporti me trafikun urban do të jetë pa pagesë

Komuna e Prishtinës: Në vikend transporti me trafikun urban do të jetë pa pagesë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se transporti me trafikun urban do të jetë pa pagesë gjatë vikendit.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa kanë bërë thirrje që të përdoret edhe transporti alternativ.

“Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafikun Urban do të jetë pa pagesë. Për të mirën e kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik dhe alternativ”, thuhet në njoftimin e tyre.

Related Articles