Komuna e Prishtinës paralajmëron vazhdimin e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”

Komuna e Prishtinës paralajmëron vazhdimin e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”

Lidhur me ndalimin e punimeve Sadiki tha se së bashku më zyrën ligjore të Komunës do të shikojnë kompetencat e institucionit përgjegjës për t’i marrë masat “radikale” të cilat janë marrë.

Ndërsa, drejtori i Transformimit, Gëzim Kastrati, tha se janë të shqetësuar për këtë pasi, sipas tij, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve po vepron me standarde të dyfishta.

Kastrati tha se punimet do të vazhdojnë sepse Drejtoria e Urbanizmit ka lëshuar pëlqimin për zhvillimin e punimeve, ndërsa ne ende nuk kemi hyrë te asetet e trashëgimisë ku pretendon IKMM se kemi bërë shkelje të ligjit.

Ndërsa nga zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku, ky veprim po konsiderohet si tendencë politike për të bllokuar transformimin e Prishtinës.

“Ndërprerja e punimeve në sheshin ’Xhorxh Bush’ dhe krejt kjo më tendenca politike për të bllokuar transformimin rrënjësor te Prishtinës, kemi edhe raste të tjera”- tha zëdhënësi i Komunës.

Të hënën, më 10.03.2025, kishin nisur punimet për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Për këtë projekt, në janar 2025, Komuna nënshkroi kontratë në vlerë 18.1 milionë euro, me grupin e operatorëve ekonomikë: Salillari, Gjini Construction Sh.P.K,, Hidroterm Sh.P.K.

Kohëzgjatja e këtij tenderi është maksimumi 360 ditë – siç përshkruhet në dosjen e tenderit.

Krijimi i një sheshi te Katedralja ka qenë pjesë e programit qeverisës të Përparim Ramës, i cili ka deklaruar disa herë se kjo zgjatje është vetëm pjesa e parë, pasi plani është që sheshi të zgjatet në fazën e dytë deri te “Posta e Madhe”, që më pas lidhet edhe me xhaminë në Dardani e cila është në ndërtim, derisa gradualisht të vazhdojë deri te “Rrethi i Flamurit”.

Pas ndërprerjes se punimeve ka reaguar edhe nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu, përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook.

Në reagimin e saj, Lushaku ka drejtuar akuza drejt ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, për të cilin tha se ka dhënë urdhër për t’i ndaluar punimet në projektin e këtij sheshi.

Related Articles