Komuna e Prishtinës: Sot priten stuhi, mos qëndroni tek pemët dhe shtyllat e larta

Komuna e Prishtinës: Sot priten stuhi, mos qëndroni tek pemët dhe shtyllat e larta

Komuna e Prishtinës ka lëshuar një paralajmërim për kryeqytetasit.

Komuna, duke iu referuar parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik, ka thënë se vranësirat e sotme mund të sjellin reshje shiu që mund të ngjallin edhe shkarkime rrufesh, e të cilat mund të përcillen me erëra të forta, shkruan lajmi.net.

Kësisoj, komuna bën apel që të mos qëndrohet afër ndonjë peme apo ndonjë shtylle pasi që ekziston rreziku i rrëzimit të tyre që mund të çojë në lëndim apo edhe fatalitet.

Apeli i plotë nga Komuna:

Të nderuar qytetarë,

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që sot, e mërkurë, me datën 05.07.2023, do të ketë mot me vranësira.

Vranësirat, sipas institutit gjatë ditës do të intensifikohen duke u shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh të cilat do të përcillen me erëra të forta.

Një mot i tillë po parashihet të mbajë edhe të enjten dhe të premtën.

Andaj ju lutemi të keni kujdes gjatë qarkullimit, mos qëndroni pranë një peme ose afër ndonjë shtylle. Qëndroni larg objekteve të larta.

Ju lutemi të keni kujdes të shtuar dhe të paraqitni çdo problem apo shqetësim në numrat e telefonit pa pagesë 0800 1 22 33 dhe 0800 1 22 44!.

Related Articles