Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka bërë disa ndryshime në vendkalimet e këmbësorëve të rregulluara me semaforë.
Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.
Ai ka njoftuar se për të parandaluar kaliminderisa semafori është ende në dritë të kuqe, janë vënë sinjalizime me dritë edhe para pjesës ku presin këmbësorët.
“Për herë të parë në Kosovë e në rajon, për të rritur sigurinë e këmbësorëve dhe për të parandaluar aksidentet, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar të vendos pajisje në vendkalimet e këmbësorëve, në të cilat njëkohësisht me semaforë do të shfaqet ngjyra e kuqe. Në këtë mënyrë do të jetë siguri e dyfishtë për këmbësorë dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion ????” shkruan Musliu në Facebook.