Blearti, i cili sot dorëzoi në polici një shumë të humbur parash, rreth 2,500 euro, do të shpërblehet për këtë akt shembullor.
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se për këtë vepër bujare, 12 vjeçarit do ti mbulohen të gjitha shpenzimet që nevojiten për vitin e ri shkollor.
Postimi i plotë:
Ky është Blearti!
I artë edhe për nga shpirti i tij i pastër që e dëshmon edhe nëpërmjet aktit shembullor, duke i dorëzuar në polici një shumë të humbura parash, rreth 2,500 euro.
Për këtë vepër bujare, një dhuratë nga ne, duke mbuluar të gjitha shpenzimet që nevojiten për vitin e ri shkollor 2024/2025.
Sa shumë kemi nevojë për njerëz si Blearti! Të lumtë!