Komuna e Suharekës dhe “Jetimat e Ballkanit” nesër e nisin ndërtimin e objektit të zjarrfikësve

Komuna e Suharekës dhe “Jetimat e Ballkanit” nesër e nisin ndërtimin e objektit të zjarrfikësve

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se zjarrfikësit e kësaj komune së shpejti do ta kenë objektin e tyre të ri dhe modern.

Muharremaj tha se bashkë me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” do ta bashkëfinancojnë ndërtimin e këtij objekti.

“Ka 8 vite që jam në teren me ta dhe e njoh mirë nevojën e tyre.  Pritëm shumë që t’na ndihmojnë institucionet qendrore përgjegjëse, të cilat e kanë detyre dhe përgjegjësi, por nuk ndodhi”.

“Fal humanistëve dhe donatorëve zemërmirë, në këto vite zjarrfikësit tanë kanë automjete moderne. E tash do ta kenë edhe objektin e ri me të gjitha kushtet që ju nevojiten”, shkroi Muharremaj.

Ai bëri të ditur se nesër nga ora 10:00 do të vihet gurthemeli i këtij objekti.

Related Articles