Komuna e Suharekës thotë se është duke i trajtuar me prioritet kërkesat e qytetarëve.
“Drejtoria per Urbanizem dhe Planiifikim (DUP) në bashkëpunim me kompaninë projektuese INSI nga Prishtina, hartues të Hartës Zonale të Komunës, sot ka organizuar takim pune tërë ditore me Këshillin e Eksperteve dhe Ekipin për Planifikim që veprojnë në nivel komunal”, thuhet në njoftim.
“Me këtë rast të pranishmit janë njoftuar me arritjet e deritanishme në këtë proces si dhe bashkarisht kanë shqyrtuar dy raportet e drejtorisë ku janë përfshirë kërkesat qytetare të cilat kanë rrjedhur nga takimet me qytetar të mbajtura në zonat rurale dhe në ate urbane. Në ditet në vijim do të mbahet takimi i radhës ku kryesisht do të diskutohen kerkesat e qytetarve te pranuara zyrtarisht ne DUP”.