Ndonëse morën gjobë 20,000 euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi para gjashtë muajsh, Komuna e Podujevës, po rrezikon të humbë të paktën edhe njëherë kaq nga kuleta e saj.
Kjo kur, përsëri, së fundmi në faqen zyrtare publikoi të dhëna personale të qytetarëve që morën pjesë në debate publike.
Në këtë fazë AIP ka inicuar rastin dhe janë në fazën e mbledhjes së fakteve, analizimit të tyre dhe sipas të gjeturave pritet të dalin me një vendim.
Nëse vërtetohet se pushteti lokal theu privatësinë duke publikuar numra telefoni e në disa raste edhe ata personal, për të dytën herë, zor se mund të shpëtojnë pa dënim maksimal.
Megjithëkëtë, komuna reagoi shpejt. Të njëjtit i fshinë nga uebfaqja ‘shkeljet’ që thanë se i bënë gabimisht.
VIDEO: