Komunat me shumicë serbe me pjesëmarrje më të lartë në votime deri në ora 13:00

Komunat me shumicë serbe me pjesëmarrje më të lartë në votime deri në ora 13:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në ora 13:00, numri i votuesve që kanë votuar është 334,677, apo 16.28%.

Sipas të dhënave nga KQZ, dalje më e madhe e votuesve vërehet në komunat me shumicë serbe.

Në Mitrovicë të Veriut, deri tani kanë votuar 4 mijë e 907 nga 17 mijë e 643 sa kanë të drejtë vote.

Po ashtu, edhe në Zveçan deri në ora 13:00 kanë votuar 2 mijë e 623 qytetarë, ndërsa të drejtë vote kanë 6 mijë e 872 qytetarë.

Përqindja e votuesve është 38.17%.

Në Zubin Potok kanë votuar 2 mijë e 406 qytetarë, nga 6 mijë e 486 qytetarë sa janë në listën e votuesve.

Pjesëmarrja e votuesve deri në ora 13:00 është 37.10%.

Në Mamushë kanë votuar 1 mijë e 573 qytetarë, nga 4 mijë e 383 sa kanë të drejtë vote.

Pjesëmarrja në votime është 35.89%.

Related Articles