Në zonat me shumicë serbe në Kosovë, flamujt shtetërorë të Serbisë janë ulur në gjysmështizë.
Kjo pasi Serbia shpalli ditë zie për për vdekjen tragjike të 14 qytetarëve si pasojë e shembjes së një pjese të objektit të stacionit hekurudhor të Novi Sadit.
Siç njofton portali serb “kosov onllajn”, në institucionet komunale të Graçanicës, flamuri është ulur në gjysmështizë, përcjellë Gazeta Enigma.
Në manastirin e Graçanicës, besimtarët kanë ndezur qirinj individualisht për viktimat e Novi Sadit.
Edhe në Leposaviq, flamuri serb është ulur në gjysmështizë.
Ndërsa në manastirin e Deçanit, mëngjesin e sotëm murgjit kanë mbajtur një lutje për viktimat në Novi Sad.
Katërmbëdhjetë persona mbetën të vdekur ditën e djeshme në Novi Sadi, Serbi, pas shembjes së një platforme të ndërtesës së stacionit hekurudhor. /Gazeta Enigma