Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i ka reaguar deklaratës së ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, e cila tha se MAShTI nuk ka asnjë kërkesë nga komunat për çerdhe të reja.
Sipas Ibrahimit, komunat kanë bërë kërkesa të pareshtura në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për çerdhe publike.
“Kryetarët e Komunave vlerësojnë që shërbimet që ofrohen nga çerdhet janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve. Psh. Komuna e Kaçanikut ka bërë kërkesë në MASHTI duke ia prezantuar edhe lejen për ndërtim, vendimin e Kuvendit komunal dhe dokumentet tjera përcjellëse mirëpo, kjo kërkesë nuk ka marrë asnjë përgjigje”.
“Për komunën e Vitisë; ka qenë e vendosur të ndërtohet një çerdhe mirëpo MASHTI në procedura të tenderimit, e të cilat procedura i ka udhëhequr vetë, ka vendosur ta anuloj vendimin e vet dhe që këtë projekt ta bartë në një komunë tjetër. Gjithashtu, komuna e Vitisë ka bërë edhe në një kërkesë tjetër të miratuar nga komuna, mirëpo nuk ka marrë përgjigje nga MASHTI”, tha Ibrahimi, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, Ibrahimi tha se komuna e Prizrenit ka bërë dhe është duke bërë kërkesa tek MAShTI, mirëpo, sipas tij, kërkesat e kësaj komune refuzohen apo nuk miratohen.
“Komuna e Istogut që disa vite pret përfundimin e një çerdhe e cila ka filluar të ndërtohet nga MASHTI. Komuna e Istogut është e gatshme ta përfundojë këtë objekt mirëpo nuk i lejohet nga MASHTI vazhdimi i punimeve. Komuna e Pejës ka kërkuar vetëm 100 shtretër shtesë për një çerdhe publike por nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga MASHTI”.
“Komuna e Ferizajt, ka bërë kërkesë gjithashtu mirëpo MASHTI ka thënë që mund të përkrah projekte për ndërtimin e çerdheve vetëm në zonat urbane por jo edhe ato rurale. Ministre Nagavci, qytetarët jetojnë edhe në vende rurale e jo vetëm urbane. Komuna e Deçanit, i ka dërguar dy kërkesa MASHTI për adaptimin e dy shkollave të vjetra në çerdhe dhe dy kërkesa të tjera për ndërtimin e dy çerdheve të reja, por nuk kanë marrë përgjigje”, shkroi tutje Ibrahimi
Ai përmendi edhe komunën e Drenasit, ku tha se i ka dy çerdhe në renovim apo përshtatje të ankesave të shkolalve dhe i ka ndarë dy lokacione për ndërtimin e çerdheve të reja e të cilat tha se janë në procedurë.
“Në komunën e Suharekës, e vetmja çerdhe e cila ka filluar të financohet nga MASHTI, qe për disa vite nuk është ndërmarrë asnjë veprim dhe kjo ka mbetur e papërfunduar. Këto janë fakte dhe si konkluzion, komunat gjithnjë kanë bërë kërkesa për ndërtimin e çerdheve të reja”.
“Komunat edhe me vet-financim, si komuna e Lipjanit, Rahovecit, Mitrovicës, Suharekës etj duke e parë nevojën për çerdhe dhe kërkesën e pareshtur të qytetarëve, kanë ndërtuar çerdhe publike. Pra, shihet se komunat janë më efikase në ndërtimin e çerdheve të reja në raport me MASHTI. Këto janë vetëm disa info nga disa komuna se po t’i shënonim të gjitha komunat, atëherë nuk dihet se sa kërkesa janë drejtuar te ju. Ministre Nagavci, të gjitha këto të cilat janë të përmendura më lartë janë edhe të dokumentuara”, shkroi më