Trajneri i ri i skuadrës së Superligës së Kosovës, Drita FC, Akis Vavalis është shprehur për herë të parë para gazetarëve.
Ai thotë se objektivi i klubit gjilanas tashmë dihet, pra është titulli kampion.
“Përshendetje të gjithëve. Jam i lumtur që jam në klubin e Dritës. Objektivi është i ditur te Drita. Shpresojmë të gjithë të arrijmë suksesin, ta fitojmë kampionatin”, ishin fjalët e para të trajnerit Akis Vavalis
Kurse drejtori sportiv, Valon Zymberi tregoi se greku ishte i duhuri për ekipin e tyre.
“Sot jemi mbledhë për të prezantuar trajnerin tonë të ri i cili do të na prijë në vazhdim dhe edicionin e ardhshëm. Marrëveshja është zyrtarizu mbrëmë. Mendojmë që profilin që ne e kemi kërkuar si klub, trajner që i përshtatet politikës dhe ambicieve tona. Kemi bë zgjidhjen më te mirë të mundshme. Ky trajner është ambicioz. Karriera e tij na premton se e ardhmja jonë të jetë e sigurt”, shprehet drejtori sportiv i klubit të Dritës