Reagon avokati Koci: Nuk po e kuptoj pse kjo tallje e Prokurorit me mediat

Reagon avokati Koci: Nuk po e kuptoj pse kjo tallje e Prokurorit me mediat

Në një debat televiziv, avokati Arianit Koci ka komentuar konferencën e Prokurorit nga Peja, raporton Gazeta Enigma.

Në këtë konferencë Prokurori, Agim Kurtmehaj, nuk ka pranuar që të i bëhet asnjë pyetje, prandaj sipas Kocit kjo është një tallje nga ana e tij.

“Nuk po e kuptoj pse kjo tallje e Prokurorit me mediat e publikun, pse u desht kjo konferencë”, ka thënë Koci.

Ai ka thënë që nuk ka pasur nevojë që të dalë nëse nuk ka dashur të thotë më shumë se kaq.

Ndërsa, Prokuroria e Shtetit ka mbajtur të shtunën konferencë të jashtëzakonshme për media me ç’rast ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në rajonin e Deçanit lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan./Gazeta Enigma/

Related Articles