Drita dhe Feyenoordi takohen sot në “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të ndeshjes së parë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Trajneri i skuadrës mysafire në konferencë me media ka deklaruar se i di pikat e forta të Dritës, dhe se skuadra e tij e di fare mirë se çfarë i pret në takimin e sotëm.
“Ne i kemi parë dy ndeshjet e fundit të Dritës dhe e dimë se çka na pret. Ata janë të rrezikshëm nga pozitat standarde dhe nga dy lojtarët e krahut. Edhe mesfusha është gjithashtu e mirë”, deklaroi mes tjerash Slot.
Ndërsa kryetrajneri i Dritës Ardian Nuhiu ka deklaruar se “Feyenordi është skuadër e fortë, por Drita asnjëherë nuk do të dorëzohet”, duke lënë të kuptohet që do të bëjë gjithcka që është e mundur që në këtë ndeshje të nxjerrë rezultat të favorshëm.
Ndërsa tifozët e skuadrës “Intelektualët” kanë paralajmëruar se do të udhëtojnë në Prishtinë në mënyrë të organizuar, me 6 autobusë, kurse vet skuadra përmes faqes zyrtare i ka njoftuar me procedurat e hyrjes në stadium.
Ndeshja Drita – Feyenord (Holandë) zhvillohet në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Konferencë League dhe fillon në ora 21:00.