Konferencë League: Sot zhvillohet ndeshja e parë Drita – Feyenord, dy trajnerët të matur në deklarata

Konferencë League: Sot zhvillohet ndeshja e parë Drita – Feyenord, dy trajnerët të matur në deklarata

Drita dhe Feyenoordi takohen sot në “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të ndeshjes së parë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Trajneri i skuadrës mysafire në konferencë me media ka deklaruar se i di pikat e forta të Dritës, dhe se skuadra e tij e di fare mirë se çfarë i pret në takimin e sotëm.

“Ne i kemi parë dy ndeshjet e fundit të Dritës dhe e dimë se çka na pret. Ata janë të rrezikshëm nga pozitat standarde dhe nga dy lojtarët e krahut. Edhe mesfusha është gjithashtu e mirë”, deklaroi mes tjerash Slot.

A new European adventure starts tomorrow. ???????? #drifey • ⚽️ #UECL • ???? 21:00 uur / 9:00 PMPosted by Feyenoord Rotterdam on Wednesday, July 21, 2021

Ndërsa kryetrajneri i Dritës Ardian Nuhiu ka deklaruar se “Feyenordi është skuadër e fortë, por Drita asnjëherë nuk do të dorëzohet”, duke lënë të kuptohet që do të bëjë gjithcka që është e mundur që në këtë ndeshje të nxjerrë rezultat të favorshëm.

Ndërsa tifozët e skuadrës “Intelektualët” kanë paralajmëruar se do të udhëtojnë në Prishtinë në mënyrë të organizuar, me 6 autobusë, kurse vet skuadra përmes faqes zyrtare i ka njoftuar me procedurat e hyrjes në stadium.

Njoftim rreth procedurave per te hyre ne stadium!Te dashur tifoz, dhe ju adhurues te cilet keni vendosur qe neser te…Posted by Drita FC on Wednesday, July 21, 2021

Ndeshja Drita – Feyenord (Holandë) zhvillohet në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Konferencë League dhe fillon në ora 21:00.

Related Articles