Konfirmohet lajmi i Gazetës Enigma, Lirim Kastrati edhe zyrtarisht i bashkohet skuadrës hungareze Mol Fehervar

Konfirmohet lajmi i Gazetës Enigma, Lirim Kastrati edhe zyrtarisht i bashkohet skuadrës hungareze Mol Fehervar

 Sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati është prezantuar zyrtarisht te skuadra hungareze Mol Fehervar.

Gazeta Enigma kishte raportuar ekskluzivisht më 26 gusht se Kastrati kishte arritur marrëveshje me skuadrën hungareze, duke nënshkruar kontratë tre – vjeçare.

Skuadra hungareze sot ka prezantuar Kastratin i cili e nisi karrierën e tij te skuadra e Kikës nga Hogoshti.

Mol Fehervar FC ka njoftuar se Kastrati do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2025 ashtu siç raportoi Gazeta Enigma.

Kastrati ka treguar se kishte oferta edhe nga klube të tjera evropiane, por pasi kishte biseduar me trajnerin e këtij klubi u bind që t’i bashkohet kësaj skuadre.

23-vjeçari do të bartë fanelën me numrin 10 te Mol Ferhevar.

Derjtori sportiv Istvan Salloi i ka thurur elozhe Kastratit, duke thënë se me ardhjen e tij, skuadra është forcuar dukshëm në fazën e sulmit. Ai e ka cilësuar 23-vjeçarin si një futbollist jashtëzakonisht të shpejtë gjë e cila do t’i ndihmoj skuadrës së tyre./GAZETA ENIGMA/

Related Articles